o Projekti i hidrocentraleve Mollas dhe Thanë
Delia Group Sh.p.k. (Kompania Konçesionare), me firmosjen e kontratës konçesionare të tipit BOT me Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës (METE) ka fituar të drejtën, për të investuar në dy hidrocentrale: HEC Mollas (14 MW) që ndodhet në komunën e Mollasit të qarkut të Elbasanit dhe HEC Thanë (3.9 MW) komuna Fier Shegan e rajonit të Fierit. Kompania është përgjegjëse për financimin, ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e dy hidrocentraleve për një periudhë prej 35 vjetësh e cila mund të zgjatet. Tashmë jemi në kerkim të një partneri që ka kapacitetin financiar dhe teknik për të financuar dhe operuar hidrocentralin e Mollasit.
Hidrocentrali i Mollasit ka një kapacitet të instaluar prej 14 MW dhe një prodhim të përgjithshëm vjetor prej më shumë se 140 milion kWh në vit. Shpenzimet për projektit janë rreth 30 milion Euro. Të ardhurat vjetore bruto parashikohet të jenë rreth 9 milion Euro në vit. Niveli i kthimit te brendshem (IRR) është 15% për të gjithë periudhën e investimit.