Kontakt!

00355 68 40 92 161

Delia Group është kompania e katërt e liçensuar në Shqipëri. Është themeluar në vitin 1992 si një kompani ndërtimi që operonte kryesisht në Pukë tani me seli qendrore ne Tirane. Që prej fillimeve të saj modeste, Delia Group ka ndryshuar dhe është kthyer në një nga kompanite udheheqese dhe pararoje në fushën e ndërtimit në Shqipëri.


Kompania drejtohet nga Z. Viktor Delia që është edhe themeluesi i saj. Delia Group e ka selinë e saj në Tiranë dhe zyra në Prishtinë. Veprimtaria e saj fokusohet kryesisht në infrastrukturën rrugore dhe atë civile. Në projektet e shumta të kompanise përfshihen ndërtime të rrugëve rurale dhe kombetare, ndërtim klinikash, shkollash dhe apartamentesh banimi si dhe sisteme ujësjellësish dhe kanalizimesh.


Kompania ka qënë pjesëmarrëse dhe fituese e një sërë tenderash kombëtarë dhe ndërkombëtarë për ndërtimin e objekteve të ndryshëm të financuara nga qeveria e vendit, Banka Botërore, Banka Europiane, BERZH si dhe investitorë të ndryshëm të huaj e vendas. Kapacitetet tona, ekspertiza teknike si dhe dedikimi yne për zhvillimin e projekteve të shkëlqyer na bën udheheqes në fushën e ndërtimit si dhe një partner të besueshëm biznesi. Qëllimi yne është që ta mbajmë këtë reputacion dhe në vitet në vazhdim.