Kontakt!

00355 68 40 92 161

 

PROJEKTE


•  Ndërtim rruga ByPass Perëndimor , Shkodër Loti 2

Ky projekt I miratuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka një vlerë 454 milion lekë të reja dhe është një nga investimet e shumta të bëra në qytetin e Shkodrës. Ka një gjatësi prej 1.720 m dhe është vazhdim i ByPass Loti 1, gjithashtu e kompletuar me sukses nga kompania Delia Group. Ky objekt përmban kryesisht punime rrugore, veprash arti dhe kanalizime të ujrave të shiut.

 


•  Rindërtimi i urës së Tapizës

"Delia Group" sh.p.k në bashkëpunim me “GPG Company” sh.p.k po punojnë për rindërtimin e urës së Tapizës. Punimet për këtë projekt janë në përfundim, ndërkohë që ura e re pritet të jetë gati shumë shpejt. Ajo do të përmbajë të gjithë standardet teknike bashkëkohore.

 

  Itenerarë këmbësorësh me pistë vrapimi dhe bicikletash në parkun e liqenit artificial të Tiranës

Ky objekt me Autoritet Kontraktues Bashkinë e Tiranës me një vlerë 274 milion lekë të reja është një investim me vlerë për komunitetin dhe qytetin e Tiranës. Kompania Delia Group po punon me seriozitet e përpikmëri, që qytetarët e Tiranës të munden të shfrytëzojnë në maksimum risitë që sjell ky itenerar. Projekti përmban një pistë vrapimi 2800 m të gjatë e përbërë nga pluhuri I tullës I cilësise më të mirë, duke lehtësuar në këtë mënyrë personat që vrapojnë në ambientin e qetë te parkut. Gjithashtu përmban një pistë bicikletash 6500 m të gjatë që do ndërtohet me asfalt me ngjyrë, me kualitet të lartë. Përsa I përket gjelbërimit ky objekt respekton të gjitha rregullat ekologjike dhe Delia Group do të mundësoje shtimin e bimësisë përreth pistave.

 


 

•  Kontrata TAP-OPLA-SPI-002, ndërmjet Spiecapag dhe Delia Group

Ky projekt konsiston në dy sheshe të kontraktuara nga TAP Albania. Sheshi i parë shërben për depozitimin e tubave të gazit TAP. Sheshi i dytë si kamp pushimi për makinerite etj. Punimet e kryera si gërmime, mbushje, drenazhime dhe rrethime janë vlerësuar maksimalisht nga kompania partnere Spiecapag dhe autoriteti kontraktues TAP.


 

•   Rikonstruksion i Rruges Nacionale Qelez , Puke

Ky projekt I kontraktuar nga Fondi Shqiptar I Zhvillimit (FSHZH) ka një vlerë 442 milion lekë të reja dhe është një nga investimet e shumta të bëra në qytetin e Pukes. Ka një gjatësi prej 12.8 km. Eshte nje investim qe ka bere te mundur lidhjen e fshatit Qelez me rruget nacionale te qytetit te Pukes dhe Fushe-Arrezit.

 


 

•   Segmenti Rubik-Rreshen (Lot 3) i autostrades Durres-Kukes

Është 8 km e gjatë dhe ka një vlerë prej 12 milionë dollarësh. Ky ishte një ndërtim komplet i ri dhe paraqiti shumë sfida inxhinierike për shkak të kompleksitetit të gjeologjisë së zonës. Gërmimet, mbushjet si dhe ndërtimi i 7 urave me një gjatësi prej më shumë se 700 metrash dhe me lartësi që varionin nga 13 deri në 20 metra u krye me sukses edhe pse në një rajon të vështirë shkëmbor. Ky projekt dhe të tjerë të ngjashëm, e rriten ekspertizën e kompanisë tonë dhe kjo na mundesoi ofrimin e shërbimeve të shkëlqyera për klientët e ardhshëm. Në të njëjtën autostradë kemi punuar si nënkontraktor për Bechtel-Enka, e cila ka qënë gjithashtu një eksperiencë e frytshme.

 


 

•   Autostrada Prishtinë-Pejë (M9), Segmenti Komoran-Arllat

Është mbi 5 km i gjatë dhe ka një vlerë prej 12 milion euro. U ndertuan dy bypasse, disa tombino, nen-kalime etj.

 



PROJEKTE TË TJERA

 

•  Projekti i hidrocentraleve Mollas dhe Thanë

Delia Group Sh.p.k. (Kompania Konçesionare), me firmosjen e kontratës konçesionare të tipit BOT me Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës (METE) ka fituar të drejtën, për të investuar në dy hidrocentrale: HEC Mollas (14 MW) që ndodhet në komunën e Mollasit të qarkut të Elbasanit dhe HEC Thanë (3.9 MW) komuna Fier Shegan e rajonit të Fierit. Kompania është përgjegjëse për financimin, ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e dy hidrocentraleve për një periudhë prej 35 vjetësh e cila mund të zgjatet. Tashmë jemi në kerkim të një partneri që ka kapacitetin financiar dhe teknik për të financuar dhe operuar hidrocentralin e Mollasit.

Hidrocentrali i Mollasit ka një kapacitet të instaluar prej 14 MW dhe një prodhim të përgjithshëm vjetor prej më shumë se 140 milion kWh në vit. Shpenzimet për projektit janë rreth 30 milion Euro. Të ardhurat vjetore bruto parashikohet të jenë rreth 9 milion Euro në vit. Niveli i kthimit te brendshem (IRR) është 15% për të gjithë periudhën e investimit.