Kontakt!

00355 68 40 92 161

MUNDËSI PUNËSIMI

Kompania Delia Group kërkon të punësoje si mëposhtë :

  • Inxhinier/e Ndërtimi: me eksperiencë, me aftësi shumë të mira të programeve Autocad, 3dMAX, Paketën Office dhe me një nivel Gjuhe Angleze të lartë.  

Të interesuarit duhet të dërgojnë nje CV Profesionale, një Letër Motivimi dhe një Letër Reference në adresën e-mail: This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Shënim: Në subjektin e e-mailit të shënohet emërtimi i profesionit në të cilin po aplikohet.



SHITJE APARTAMENTE NË DURRËS

Shitje e Apartamenteve (1 + 1, 2 + 1, garsoniera) në Durrës: Cmimet fillojne nga 20,000 Euro. Per me shume info dhe kataloge ofertash na shkruani ne: This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

 


Kërkohet një Partner për HEC Mollas: Ne kërkojme partneritet me kompani të huaja dhe vëndase për të bashkëpunuar në financimin, ndërtimin dhe  operimin e tij.



Teknologji të reja:

Një nga synimet tona është ofrimi i standarteve sa më të larta. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të zgjidhjeve te reja dhe krijuese. Jemi në korrent me zhvillimet e reja teknologjike. Delia Group është kompania e parë dhe e vetme nëShqipëri që përdor riciklimin e ftohtë (stabilizimin e bazës dhe sub-bazës) për ndërtimin e rrugëve. Kompania jonë së bashku me kompaninë gjermane Wirtgen Group ka bërë të gjithë testet gjeologjike të përbërjes së shtresave rrugore në Kosovë dhe Shqipëri. Ne e kemi aplikuar me sukses këtë teknologji në një nga rrugët e Tiranës. Një seminar që kishte për qëllim paraqitjen e kësaj teknologjie u prit mirë si nga drejtuesit e vendit ashtu dhe nga investitorët e ndryshëm. Riciklimi i ftohtë jo vetëm do të rrisë standartet e infrastrukturës rrugore, por gjithashtu do të jetë një lehtësim për buxhetin shtetëror pasi arrin më shumë me më pak shpenzime.

Impianti i bitumit Poimer: Përvec kësaj Delia Group është kompania e vetme në Shqipëri dhe  Kosovë që ka teknologjinë për prodhimin e Bitumit Polimer. Bitumi polimer përdoret për të modifikuar përbërjet e asfaltit që përdoret për shtrimin e rrugëve. Ai njihet për vetitë e tij të pazëvëndësueshme në rritjen e cilësisë, sigurisë dhe jetëgjatësisë së asfalteve në rrugë. Qëllimi mbetet i njëjtë: Futja e standarteve të reja të përmirësuara në infrastrukturen rrugore në vend.