Përsosmëria është në thelb të Vizionit të Delia Group. Ne gjithmonë jemi në kërkim të mënyrave për përmirësimin dhe tejkalimin e pritshmërive tona. Jemi në korrent me zhvillimet e reja në teknologji dhe i trajnojmë rregullisht punonjësit tanë për të siguruar cilësi sa më të lartë. Delia Group i përmbush të gjitha kërkesat e menaxhimit të cilësisë. Që prej shkurtit të vitit 2009 është pjesë e Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë ISO 9001:2001.Testimi ipunimeve dhe prodhimeve tona kryhet nga laboratori yne i cili eshte i pajisur me aparaturat e fjales se fundit te shkences. Delia group ka fituar cmime kombetare dhe nderkombetare per cilesi te larte.
Një nga synimet tona është ofrimi i standarteve sa më të larta. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të zgjidhjeve te reja dhe krijuese. Jemi në korrent me zhvillimet e reja teknologjike. Delia Group është kompania e parë dhe e vetme nëShqipëri që përdor riciklimin e ftohtë (stabilizimin e bazës dhe sub-bazës) për ndërtimin e rrugëve. Kompania jonë së bashku me kompaninë gjermane Wirtgen Group ka bërë të gjithë testet gjeologjike të përbërjes së shtresave rrugore në Kosovë dhe Shqipëri. Ne e kemi aplikuar me sukses këtë teknologji në një nga rrugët e Tiranës. Një seminar që kishte për qëllim paraqitjen e kësaj teknologjie u prit mirë si nga drejtuesit e vendit ashtu dhe nga investitorët e ndryshëm. Riciklimi i ftohtë jo vetëm do të rrisë standartet e infrastrukturës rrugore, por gjithashtu do të jetë një lehtësim për buxhetin shtetëror pasi arrin më shumë me më pak shpenzime.Përvec kësaj Delia Group është kompania e vetme në Shqipëri dhe Kosovë që ka teknologjinë për prodhimin e Bitumit Polimer.
Bitumi polimer përdoret për të modifikuar përbërjet e asfaltit që përdoret për shtrimin e rrugëve. Ai njihet për vetitë e tij të pazëvëndësueshme në rritjen e cilësisë, sigurisë dhe jetëgjatësisë së asfalteve në rrugë. Qëllimi mbetet i njëjtë: Futja e standarteve të reja të përmirësuara në infrastrukturen rrugore në vend.
Siguria e punonjësve si dhe e atyre që vizitojnë apo jetojnë afër kantiereve tona është shumë e rëndësishme. Ne mbështesim dhe zbatojmë në mënyrë aktive rregullat e sigurisë në punë dhe jemi të angazhuar për përmirësimin e vazhdueshëm të politikave dhe procedurave të kompanisë për mbrojtjen e njerëzve. Në njëzet vitet e ekzistencës tonë ne kemi pasur zero aksidente.
Ne kujdesemi për mjedisin. Në të gjitha projektet tona ne përpiqemi të minimizojmë efektet negative në mjedis. Të gjitha automjetet tona janë të blera në përputhje me Rregulloret Evropiane për Mjedisin. Emetimet e të gjitha paisjeve kontrollohen në intervale të rregullta.
Stafi i kualifikuar është një nga garancitë më të mëdha të kompanisë. Ai është çelësi për përfundimin e suksesshëm të të gjitha projekteve tona. Prandaj ne jemi të përkushtuar për zhvillimin personal dhe profesional të stafit tonë. Ne organizojmë rregullisht trajnime të punonjësve tanë me qëllim përmirësimin e performancës së tyre në punë.
Ne besojmë se bashkëpunimi dhe krijimi i mundësive për komunitetin në të cilin punojmë është shumë i rëndësishëm. Përtej prioritetit tonë kryesor - ofrimin e të një cilësie të lartë pune sipas standarteve të përcaktuara ndërkombëtare - ne jemi të angazhuar për përmirësimin e standarteve të jetesës së komunitetit. Në këtë kuadër, është rregull i kompanisë që një numër i konsiderueshëm (rreth 20%) i të punësuarve të jenë banorë të zonës në të cilën po zhvillohet projekti. Kështu, ne ndikojmë pozitivisht jo vetëm në aftësimin teknik të personave të punësuar por dhe në rritjen e përgjithshme të mirëqenjes.
Permiresime te infrastruktures jashte projektit: Duke synuar bashkepunimin me autoritetet vendore dhe permiresimin e infrastruktures ne komunat perkatese Delia Group ka permiresuar standardet e rrugeve ne to. Keshtu eshte vepruar gjate punimeve per segmentin Rubik-Rrëshen (Lot 3) dhe po ashtu ne ndertim e permiresim rrugesh te brendeshme ne komunen Qelez.
Një komponent kyç për përfundimin e suksesshëm të një projekti, është aftësia për të punuar si pjesë e një ekipi duke perfshire edhe partner të ndryshëm. Delia Group është krenare për marrëdhëniet e saj të shkëlqyera me partnerët e saj si Wirtgen Group – Germany, CGP – Slovenia, Du Pont – USA, Infracrete – Germany, Eskavatori – Kosovo.
Udheheqes në treg
Zgjerimi në rajon
Përmirësimi i ekspertizës teknike
Ofrimi i standarteve më të larta duke qëndruar gjithnjë në korrent me zhvillimet më të reja teknologjike
Mbajtja e një standarti të lartë të sigurisë në punë.
Testimi i punimeve dhe prodhimeve tona kryhet nga laboratori yne i cili eshte i pajisur me aparaturat e fjales se fundit te shkences.Kontrolli ne cdo hap te procesit te punumeve dhe prodhimeve tona ka bere qe Delia Group te jete kompani e nje niveli te cilese se larte me produktet e saja.