Kontakt!

00355 68 40 92 161

Kapitali njerëzor i Delia Group ka vëmëndje të vecantë. Kompania dhe suksesi I saj mbështetet në punonjës të kualifikuar e me shumë eksperience, të cilët punojnë me përgjegjshmëri dhe përkushtim. Stafi jonë është çelësi për përfundimin e suksesshëm të të gjitha projekteve tona. Prandaj ne jemi të përkushtuar për zhvillimin personal dhe profesional të stafit tonë. Ne organizojmë rregullisht trajnime të punonjësve tanë me qëllim qe te zhvillohen dhe përparohen me hapin e risive teknologjike duke mundësuar rritjen e tyre profesionale paralelisht me rritjen e kompanisë.


PËRFSHIRJA E KOMUNITETIT

Ne besojmë se bashkëpunimi dhe krijimi i mundësive për komunitetin në të cilin punojmë është shumë i rëndësishëm. Përtej prioritetit tonë kryesor, ofrimit të një cilësie të lartë pune sipas standarteve të përcaktuara ndërkombëtare, ne jemi të angazhuar për përmirësimin e standarteve të jetesës së komunitetit. Në këtë kuadër, është rregull i kompanisë që një numër i konsiderueshëm (rreth 20%) i të punësuarve të jenë banorë të zonës në të cilën po zhvillohet projekti. Kështu, ne ndikojmë pozitivisht jo vetëm në aftësimin teknik të personave të punësuar por dhe në rritjen e përgjithshme të mirëqenjes.



MUNDËSI PUNËSIMI

  • Për çdo informacion ose mundësi punësimi, ju ftojmë të na kontaktoni në: This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.  ose This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.


INTERNSHIP

Studentet që sapo janë diplomuar gjithashtu dhe të interesuarit për internship mund te marrin përvojën në kompanine tone, një nga shoqerite udhëheqëse në botën e ndërtimit. Praktikantët pritet të kontribuojnë në suksesin e Delia Group dhe atë personal , përmes ideve të reja dhe krijimin e vlerës te fituar në shkollë. Bazuar në ecurinë e suksesshme disa praktikantë mund të kenë mundësinë për t’u bërë me kohë të plotë punonjës te Delia Group.

  • Të gjithë studentët që duan të kryejnë praktikën mësimore ose te interesuarit për internship mund të kontaktojne me email në: This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

 

Gjithashtu na suportoni në projektet tona unike. Për tu bërë pjesë e sponsorave, investitorëve apo mbështetësve të kësaj kompanie ju ftojme të na kontaktoni në: This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

 


Po kërkojme njerëz si ju , njerëz që duan të ndërtojnë një të ardhme më të mirë!