Delia Group është një nga kompanitë e para të ndërtimit në Shqipëri, e themeluar në vitin 1992, me seli qendrore ne Tirane. Që prej fillimeve të saj, është një nga kompanitë udhëheqëse në fushën e ndërtimit në Shqipëri dhe Kosovë.
Delia Group e ka selinë e saj në Tiranë dhe zyra në Prishtinë. Veprimtaria e saj fokusohet kryesisht në infrastrukturën rrugore dhe atë civile. Në projektet e shumta të kompanise përfshihen ndërtime civile, ndërtime rrugore rurale dhe kombëtare, mirëmbajtje rrugore, prodhim materiale ndërtimi, ndërtime në fushën energjitike, ndërtim klinikash, shkollash dhe apartamentesh banimi si dhe sisteme ujësjellësish dhe kanalizimesh.
Kompania ka qënë pjesëmarrëse dhe fituese e një sërë tenderash kombëtarë dhe ndërkombëtarë për ndërtimin e objekteve të ndryshëm të financuara nga qeveria e vendit, Banka Botërore, Banka Europiane, BERZH si dhe investitorë të ndryshëm të huaj e vendas. Kapacitetet tona, ekspertiza teknike si dhe dedikimi yne për zhvillimin e projekteve të shkëlqyer na bën udheheqes në fushën e ndërtimit si dhe një partner të besueshëm biznesi. Qëllimi yne është që ta mbajmë këtë reputacion dhe në vitet në vazhdim.